Policia e Shtetit shqiptar ka vendosur si shpërblim shumën prej 100 mijë eurove për ata që japin informacione dhe ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të sulmit në Top Channel mëngjesin e së hënës.
Ky njoftim është bërë nga Policia e Shtetit, raporton “Arbresh.info”.
“Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe vendos shpërblim 100 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin e autorëve. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Sipas policisë, nga veprimet hetimore, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 25 gëzhoja model 56, 5 predha dhe 9 copëza predhash municioni luftarak. Po ashtu janë këqyrur dhe sekuestruar kamerat e sigurisë të televizionit, si dhe disa kamera sigurie të subjekteve private përreth vendit të ngjarjes dhe në drejtimin e lëvizjes së automjetit të përdorur nga autorët.
“ Në vendin e djegies së automjetit është këqyrur dhe sekuestruar automjeti i djegur dhe një gëzhojë model 56, e cila u gjet jashtë automjetit. Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri model AK-47, si dhe sende të tjera që lidhen me automjetin, si targa e parë e automjetit, 4 gëzhoja model 56 të plasura si pasojë e djegies etj”, bën të ditur policia.
Sipas policisë, në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin, janë pyetur të gjithë personat e pranishëm në vendin e ngjarjes, si dhe disa persona të tjerë të evidentuar nga Policia, në Kavajë, Vlorë etj.
Nga ekspertimi i provave të sekuestruara në të dyja vendngjarjet, policia thekson se ka rezultuar se autorët i kanë përdorur të dyja armët e zjarrit, ku 20 gëzhoja janë qitur nga një armë zjarri dhe 6 gëzhoja janë qitur nga arma tjetër.
Ndërkaq, për provat e tjera të sekuestruara janë përgatitur vendimet e ekspertimit dhe nga Instituti i Policisë Shkencore vazhdon puna për ekzaminimin e tyre.
Policia ka dhënë detaje rreth automjetit më të cilin është kryer krimi, si dhe targate e automjetit, të cilat ishin raportuar të vjedhura.
“Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale të Lezhës. Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/
Njoftimi i plotë:
LEXO EDHE
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë