Gjatë një takimi me strukturat e partisë në Cërrik, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me ngjarjen që tronditi Tiranën mbrëmjen e djeshme, ku një person u vra dhe dy mbetën të plagosur më armë zjarri.
Sipas saj tashmë 100 metër nga zyra e kryeministrit qëllohet me armë sikur po luhet me lojë luftrash.
“Është bërë anormale tani normaliteti. Besoj që të gjithë e keni parë dje që m’u në qendër të Tiranës, 50 metra larg zyrës së Kryetarit të Kuvendit, 100 metra larg zyrës së Kryeministrit, qëllohet me pistoleta, sikur të jenë fëmijë duke luajtur lojë luftash.
Qëllohen me pistoleta, plagosen e vriten njerëz në vendin më të frekuentuar nga shumë të rinj e të reja, nga adoleshentë, të cilët kalojnë kohën e tyre të pasdites në kryeqytet”, u shpreh Kryemadhi.
Kryemadhi tha se krimi tashmë ka zaptuar çdo gjë, përveçse ka zaptuar gjithë institucionet shtetërore, tashmë po zapton edhe rrugët e Tiranës dhe ambientet ku rrinë të rinjtë shqiptarë.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...