Dy infermiere janë arrestuar nga policia në lidhje me ngjarjen e rëndë të një dite më parë, ku 78-vjeçari Zyhdi Shehi qëlloi për vdekje me bastun shokun e dhomës.
Sipas informacioneve nga Policia, bëhet me dije se dy infermieret Nazime Mulla dhe Glesantina Saraç nuk kanë njoftuar organet kompetente për ngjarjen e ndodhur dhe kanë kryer veprime të cilat pengojnë zbulimin e së vërtetës.
“Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara të kryera u arrestuan shtetaset G. S., 26 vjeçe, dhe N. M., 31 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, me profesion infermiere në azilin ku akomodoheshin dy të moshuarit.
Nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se dy të arrestuarat në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë konsumuar veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.
Këto dy shtetase nuk kanë njoftuar organet kompetente për ngjarjen e ndodhur si dhe kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, thuhet në njoftim.
Një ditë më parë 78-vjeçari Zyhdi Shehi pas një sherri me 82-vjeçarin Virxhil Vesho, qëlloi për vdekje këtë të fundit me bastun (shkop hekuri).
Si Shehi ashtu edhe Vesho jetonin në një azil privat në Tiranë dhe vuanin nga skleroza.
Zyhdi Shehi, është historian e shkrimtar i njohur për botime dhe publicistikë historike e letrare./rtsh.al/
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...
Kryeministri Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbës...