Google ADS

Vrasja në ish bllok dhe profili i Bilos, njëri ndër themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare

22:37 | 6 Tetor 2018
A. B.

Fabiol Gaxhaj, i riu që mbeti i vrarë në sherrin me armë të enjten, nuk kishte nga ta dinte se po përballej me një komando të stërvitur për situata ekstreme, një profesionist në përdorimin e armëve.

Mervjol Bilo ishte një nga komandot më të përgatitur të Zall-herrit, me një eksperiencë të gjatë në luftime dhe para të cilit, viktima nuk mund të kishte asnjë shans.

Për të kuptuar më shume ia vlen të shihet kjo video, e shkëputur nga emisioni Zoom në “IN Tv”, ku Mervjol Bilo tregon aftësitë e tij në qitje. Një mjeshtëri ku duket i pagabueshëm.

Policia dyshon se Merviol Bilo, efektivi xhenio i forcave speciale Komando qëlloi me armë gjatë sherrit.

Burime nga grupi hetimor thanë për Tv Klan se është konfirmuar se Bilo nuk e ka pasur armen e shërbimit me vete në kohen e ngjarjes, por ka dyshime se ai ka pasur një armë tjetër, që e përdori për ekzekutimin e Fabiol Gaxhës.

Një komando profesionist, baba i dy fëmijëve dhe pa precedentë penalë, Mervjol Bilo është në arrati për ekzekutimin në zonën e ish bllokut.

Truproja e Elvana Gjatës ka qenë bashkë me grupin e Ervin Matajt kur është gjendur mes plumbave, megjithëse dinamika e ngjarjes ende nuk është zbardhur plotësisht.

Mevjol Bilo është vlerësuar me nota maksimale si nga shteti shqiptar dhe nga aleatet si dhe nga SHBA-ja për një mision sekret në vitin 1998 në zonën mes Malit të Zi dhe Kosovës për marrjen e CD-ve të avionit vëzhgues të rënë në këtë zonë malore. Ai është njeri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare i cili ka marr pjesë në misione paqëruajtëse në Republikën e Chadit në Afrike, Irak e Afganistan.

I stërvitur nga forcat speciale amerikane “Green Berrets” dhe me pas pjesë e kompanise luftarake shqiptare “Eagle” 1,2,3 e ne vazhdim krah forcave speciale amerikane e britanike në zona të nxehta të luftimeve në Afganistan. Sipas burimeve nga Ushtria, Mevjol Bilo është specialist xhenio, zhytje, qitje, dhe ka qenë pjesëtar i kompanisë së parë antiterrorr në Forcat e Armatosura./Tv Klan

 

Të ngjashme