Vrasja në Fier, autori para 1 viti u gjykua për dhunë në familje e pengmarrje

00:30 | 11 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Në fshatin Zhupan në Fier ndodhi një ngjarje e rëndë ku një 31-vjeçar vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij.

Autori i krimit, Elton Meta njihej si një person problematik. Top Channel mëson se më 20 shtator të vitit të kaluar, 31-vjeçari ka marrë peng familjarët e viktimës. Është dashur ndërhyrja e policisë që të liroheshin personat e marrë peng.

Krim brenda familjes në Fier, burri vret gruan

Ndërkohë që një vit më parë ai u gjykua për 3 akuza: armëmbajtje pa leje, dhunë në familje dhe pengmarrje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme