Ambasada e Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar lidhur me vrasjen në Elbasan të Pjerin Xhuvanit nga Arbër Paplekaj, si dhe u plagosjes së Emiljan Prenga 39 vjeç, Pavlo Vuksani 50 vjeç, Eltjon Bodinaku 32 vjeç, dhëndri i Pjerin Xhuvanit, dhe Xhensila Sota 27 vjeçe, punonjëse e policisë.
Ne një postim në rrjetet sociale, ambasada thotë se ngjarja duhet të hetohet me shpejtësi për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.
“Akti i dhunshëm që ndodhi sot në Elbasan duhet të hetohet me shpejtësi nga autoritetet kompetente, dhe duhet të bëhet qartësi në lidhje me përgjegjësitë dhe të ndiqet në tërësi.Ne bëjmë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të dhunës, retorikës inflamatore dhe gjuhës së urrejtjes në këtë moment vendimtar të fushatës elektorale”, deklaroi ambasada e BE.
Në ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, u përfshi dhe drejtuesi politik i qarkut të PD, Gazment Bardhi, i cili tha se Pjerin Xhuvani së bashku me disa persona të tjerë shpërndanin para për të blerë vota./Opinion.al
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët