Në makinën pjesërisht të djegur ku udhëtonin Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha ekspertët gjetën 2 aparate celular pjesërisht të djegur dhe mbetjet e një celulari të tretë i cili nuk përbënte një provë të vlefshme.
Dy celularët janë çuar në laborator ku pritet të zbërthehen për të përfituar të dhëna që do të ndihmojnë hetuesit që me anë të qelizave telefonike e antenave të zbulojnë lëvizjet e viktimave para atentatit dhe telefonatat e fundit. Ka dyshime se të rinjtë mund të jenë nxjerrë në pritë nga të njohur të tyre.
Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes dhe në një perimetër më të gjerë rreth 60 orë filmime nga kamerat e sigurisë të cilat do të vëzhgohen nga grupi hetimor.
Deri më tani policia ka identifikuar dy mjete të përdorura nga atentatorët në vrasjen e 3 të rinjve. Një mjet volsvagen ka gjurmuar nga pas viktimat në rrugën dytësore Kamëz –Fushkrujë, ndërsa mjeti tjetër po volsvagen me të cilin udhëtonin 3 vrasësit dhe shoferi I tyre ka lëvizur në rrugën kryesore Vorë – Fushkrujë. Dyshohet se mjeti I vrasësve është parkuar pak metra larg mbikalimit dhe ka sinkronizuar lëvizjet me objektivin e sulmit me ndihmën e makinës së ka gjurmuar të rinjtë.
Në filtër të policisë do të kalojnë të gjithë mjetet dhe personat që janë filmuar në perimetrin pranë vendit të ngjarjes pasi ka dyshime për bashkëpunëtorë të tjerë në krim./arbresh.info/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...