Google ADS

Vrasja e Saimir Hoxhës, Kim: Policët përballen me rrezik, mirënjohës për heroizmin e tyre

15:34 | 28 Shtator 2021
A. B.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar për vrasjen e policit Saimir Hoxha, paraditen e sotme në Lezhë, i cili ishte në krye të detyrës.

Përmes një postimi në ‘facebook’ Kim u ka shprehur ngushëllimet familjes dhe kolegëve, shkruan portali arbresh.info

Tutje diplomatja amerikane thotë se policët përballen me rrezik dhe duhet të jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Ambasadorja shpreson gjithashtu që autori të dalë para drejtësisë.

“Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Shqiptar, i cili u vra në krye të detyrës. Policët përballen me rrezik në emër të të gjithë qytetarëve, dhe ne jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Shpresojmë që autorët të dalin para drejtësisë,” ka shkruar Kim. /arbresh.info/

Të ngjashme