Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për dy punonjësit e hotelit në Dhërmi që ndihmuan autorin e vrasjes së recepsionistit Eraldo Nevruzi 31 vjeç.
Togat e zeza lanë në qeli Daniel Qose dhe David Larti, të dy nga Korça, punonjës në hotelin “Greccia” në Dhërmi.
Ata akuzohen se ndihmuan vrasësin për të larguar trupin dhe hequr sendet personale të tij.
Recepsionisti Eraldo Nevruzi u vra nga bashkëpronari i hotelit, Gerald Shehu 43 vjeç, i cili është i arrestuar në Korfuz të Greqisë. Krimi i rëndë ndodhi 2 ditë më parë. Autori u largua dhe kishte prerë bileta fluturimi për në Britani të Madhe.
Por ai u kap në Greqi falë bashkëpunimit të shpejtë të Intepol Tiranës me Interpol Athinën. Ai pritet që të ekstradohet në vendin tonë.
Shkaqet e vrasjes nuk dihen ende./tvklan.al
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...