Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime ndaj familjarëve të policit të vrarë, Novruz Cenalia, efektiv i ekipit “Shqiponja” të Fierit.
Kreu i shtetit shqiptar ka dërguar një kurorë në homazhet e lamtumirës që u zhvilluan sot në qytetin e Fierit.
“Në këto çaste të vështira shpreh mbështetjen time për ju, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Novruzit”, – shkruan Begaj në mesazhin e ngushëllimit.
Gjithashtu, presidenti ka dënuar aktin kriminal, duke shprehur bindjen se institucionet përkatëse do të vendosin përpara përgjegjësisë autorin e kësaj ngjarjeje tragjike, i cili i mori jetën të riut me uniformë.
“Të dashur familjarë! Jam thellësisht i tronditur për ndarjen nga jeta të djalit tuaj, punonjësit të Policisë së Shtetit, Novruz Cenalia.
Asgjë nuk e lehtëson dhembjen që po përjetoni, por më lejoni që në këto çaste të vështira të shpreh mbështetjen time për ju, të afërmit, miqtë dhe kolegët e Novruzit. E dënoj me forcë këtë akt kriminal dhe shpreh bindjen se institucionet përkatëse do të vënë përpara drejtësisë autorin e kësaj ngjarjeje tragjike. Ju lutem, pranoni ngushëllimet e mia të sinqerta”, shkruan në mesazhin e tij të ngushëllimit, presidenti i vendit, Bajram Begaj./rtsh.al/
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...