Vrasja e mjekut në Shkodër, forcat Renea kontroll banesës së autorit

09:06 | 1 Korrik 2017
Arbresh.info

Renea dhe policia rrethuan zonën për kapjen e autorit që vrau mjekun Ilir Alija në Shkodër. Mësohet se autori, Dritan Ymeri u ngujua pas vrasjes dhe policia nisi aksionin për kapjen e tij.

Komisariati i Shkodrës dhe forcat e FNSH-së u angazhuan në terren per kapjen e tij, por ende ai nuk eshte arrestuar.

Policia zbarkoi në lagjen ‘Xhabije’ në Shkodër dhe rrethoi banesën e autorit, pasi u tha se ai ishte ngujuar në banesë dhe ishte i armatosur.

Por, kur forcat policore hynë në banesën e tij, ai nuk ishte aty.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme