Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë angleze, pasi dyshohet se të jetë vrasësi i një mësueseje, Sabina Nessa.
‘Daily Mail’ shkruan se bëhet fjalë për 36-vjeçarin Koci Selamaj.
Shqiptari u arrestua gjatë një bastisje që u bë sot në mëngjes bën banesën e tij në Eastbourne, East Sussex. Mësohet se policët ndoqën një makinë që ishte përdorur nga ai pas krimit dhe arritën të zbulonin banesën ku jetonte. Lidhur me vrasjen e mësueses, policia ka arrestuar dhe 2 persona të tjerë por ata do të hetohen në gjendje të lirë.
Ndërkohë, shqiptari njihej nga fqinjët e tij si person shumë i qetë. “Është një person shumë i qet. Punonte me shpërndarjen e ushqimit të gatshëm”, -tha një fqinj i tij.
Po ashtu, një fqinj tjetër tha se shqiptari shihte punën e tij. “Ka qenë një person i padëmshëm, shikonte gjithmonë punën e tij“, tha ai.
Vrasja e Sabina Nessa ndodhi pak ditë më parë, ku 28-vjeçarja u godit me armë në kokë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...