Google ADS

Vrasja e Koldian Rashës, reagon BE: Ngjarja të hetohet si duhet

20:01 | 11 Dhjetor 2020
Arditë Shkodra

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka reaguar për vrasjen e të riut Klodian Rasha, nga efektivi i policisë.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, Soreca shpreh ngushëllimet për familjen e viktimës, ndërsa shton se ngjarja tragjike duhet të hetohet dhe se duhet të vendoset drejtësia.

Po ashtu ai shprehet se dhuna duhet të shmanget në çdo rast nga të dyja palët.

Postimi i tij i plotë:

Shumë i pikëlluar nga ngjarjet e ditëve të fundit. Mendimet e mia janë me familjen e Klodian Rashës. Tani është thelbësore që kjo ngjarje tragjike të hetohet si duhet dhe të vendoset drejtësia, dhe shqetësimet e shprehura paqësisht të dëgjohen. Por dhuna duhet të shmanget në çdo rast, nga të gjitha palët.

Ndërkohë në vend vijojnë protestat për vrasjen e 25-vjeçarit, kreyministri Edi Rama më herët njoftoi dorëheqjen e Sandër Lleshaj.

Të ngjashme