Protesta e së enjtes e thirrur për të dytën mbrëmje pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha në Tiranë ka përshkallëzuar në akte dhune dhe përplasje me policinë.
Prej orës 18:00 e deri rreth orës 21:00 grupe të ndryshme me protestues u përplasën me policinë në shenjë revolte për ngjarjen e rëndë të ndodhur mesnatën e së martës.
Euronews raporton se pavarësisht dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj protesta vijoi me përballjen mes demostruesve dhe policisë, duke përshkallëzuar në goditjen me gurë ndaj disa institucioneve, thyerjen e stolave, djegien e kazanëve të mbeturinave, semaforëve, sinjalistikës rrugore dhe shtyllave të ndriçimit.
Nga ana tjetër autoritetet u përgjigjën duke përdorur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë me autobotet me ujë, gaz lotsjellës, shkopinj dhe plumba gome. Nga raportimet drejtpërdrejt të Euronews Albania janë parë të kryhen dhjetëra arrestime ndërsa aktualisht nuk ka ende një raport zyrtar për të lënduar.
25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie gjatë ndjekjes, pasi ky i fundit dyshoi se ai kishte një armë në dorë.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...