Ka reaguar Autoriteti i Mediave Audiovizive në lidhje me vrasjen e Kastriot Reçit në Mirditë.
Ndërsa shpreh keqardhjen për ngjarjen, AMA thotë se 47-vjecari nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër, pasi në vitin 2018 AMA i ka hequr licensën, por nga ana tjetër mësohet se transmetimet vijojnë ende.
Deklarata e plotë:
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), shpreh keqardhje për humbjen e jetës së shtetasit Kastriot Reçi dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.
AMA në përgjigje të interesit publik, sqaron se shtetasi Kastriot Reçi nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër.
Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018./TCH
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...