Janë mbyllur hetimet për vrasjen e Jurgen Kurtit, ish-menaxherit të VIP-ve, i cili në datën 18 mars 2019, u ezkekutua me 20 plumba, teksa po hynte brenda në banesën e tij.
Prokuroria e Tiranë ka “qepur” dosjen penale, ku të pandehur për vrasjen e Kurtit, ka marrë vetëm Elsi Levendin, njeriun që në momentin e krimit ka qënë pikërisht në vendin e ngjarjes, dhe që dyshohet se ai është personi që ka bashkëpunuar me vrasësit e Jurgen Kurtit.
Ndërsa janë pushuar akuzat për “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim për Olsi Qalliun, Alesio Berberin dhe Klodjan Bani (Baxhaku). Këta 3 persona janë vënë nën akuzën për “Mbajtje pa lejë të armëve” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”.
Ndërkohë për këtë ngjarje të rëndë, policia dhe prokuroria e Tiranës, kanë marrë informacion dhe prova, duke ngritur dyshime të forta se, autori direkt i vrasjes ka qënë Ervis Arapi, njëri nga djemtë e Agim Arapit, të vrarë në muajin Prill 2017 në qytetin e Durrësit nga vetë Jurgen Kurti.
Sipas akuzës autori që ka qëlluar mbi Jurgen Kurtin, ka zbritur nga një Mercedes-Benz, modeli E-Class, dhe fillimisht ij ka bërë foto shkallëve hyrëse të pallatit ku banonte, Jurgen Kurti.
Gjatë kohës që ka qëndruar në zonë, ky automjet thotë prokuroria, mbante targën AA 926 GP, e cila rezulton e vjedhur në Tiranë qysh prej gushtit 2016 dhe i përkiste shtetasit Shefqet Arapi.
Në dosjen e prokurorisë thuhet se: “…rreth orës 20:30, automjeti i markës “Mercedez-Benz” shkon tek vendi i ngjarjes, ku qëndron aty për rreth 1 orë.
Prej nga ana e drejtuesit të mjetit, ka dalë një person dhe është afruar pranë shkallëve të pallatit ku banon Jurgen Kurti.
Ndërkohë gjatë kësaj kohe, Elsi Levendi, është konstatuar të vijë pranë postës nr.8 edhe të ulet tek kafja ngjitur me hyrjen e palestrës e më pas të qëndrojë aty.
Rreth orës 22:05, Jurgen Kurti ka dalë nga palestra nën shoqërinë e një nfemredhe së bashku shkojnë drejt postës nr.8.
Në këto momente, Elsi Levendi, në dukjen e kamerave bën veprimin e komunikimit me mesazhe telefonike dhe menjëherë automjeti i parkuar fillon të lëvizë në drejtim të postës nr.8.
Në 22:08, Jurgen Kurti kthehet nga posta dhe në këtë kohë vihet re se ai po ndiqet nga automjeti tip “Mercedes-Benz”.
Makina pozicionohet shumë pranë hyrjes së pallatit dhe pikërisht prej sa ka dalë një person,duke pritur me armë në dorë, Jurgen Kurtin…”.
Sapo ky i fundit është afruar, personi që dyshohet nga prokuroria se është Dervis Arapi, ka qëlluar 25 plumba, ku 17 kanë prekur në trup, Jurgen Kurtin.
Ndërkohë pas ekzekutimit, Elsi Levendi është larguar në drejtim të postës nr.8 në Tiranë dhe aty ka marë një taksi, duke udhëtuar me të në drejtim të zonës së “Liqenit të Thatë”.
Levendi pasi ka zbritur nga taksia, i është drejtuar një marketi në zonë, ku ka blerë një paketë cigare, dhe nga kamerat e sigurisë dukshëm dallohet, thotë prokuroria që ai ka një sasi të konsiderueshme euro./oranews/
Brenda pak ditësh një sërë shkeljesh e skandalesh në ministr...
Kosova U19 fiton ndeshjen e fundit, por nuk mjafton për kual...
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të h...
“Si nuk po të vjen marre, nuk po të njoh se kush je”, Kevini...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
“Trepça” largon përkohësisht dhe një punëtor, mungoi në punë...