Vrasja e gruas në Pogradec, flet i biri: Dënojeni me vdekje babain tim

21:35 | 25 Shtator 2017
Arbresh.info

Djali i çiftit Mekolli ka folur pas vrasjes makabre të nënës së tij nga i ati, e ndodhur dje në Blacë të Pogradecit.

Ai shprehet se babai konsumonte alkol dhe se gjithnjë i ka dhunuar barbarisht, e ndërsa për nënën shprehet se ka pasur marrëdhënie shumë të mira.

“Gjykata të dënojë tim atë me vdekje, këtë meriton ai”, shprehet Emiljano Mekolli.

“Me mamin i kisha marrëdhëniet shumë të mira ndërsa me atë horrin që nuk dua as ti përmend emrin. Ai konsumonte alkool dhe më dhunonte barbarisht mua dhe mamin të cilës ia fal jetën time. Jemi larguar shpesh nga shtëpia për këtë arsye. Dua të flas me gjykatësin që do e gjykojë atë horrin dhe ta dënojë me vdekje. Këtë meriton ai. Kur jemi larguar kam qenë unë që i kam kërkuar mamit të ktheheshin në shtëpi. Është faji im”, shprehet Emiljano.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme