Në një lidhje telefonike me studion e emisionit ‘Studio e Hapur’, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi se me babain e gjyqtares së ndjerë Fildes Hafizi ka pasur 3-4 takime në Presidencë ku edhe është njohur me shqetësimet e tij.
Pas njohjes me shqetësimet, ku kryesori ishte ndihma ekonomike për fëmijët e së ndjerës, Blushi bëri me dije se Presidenca i është drejtuar me letër qeverisë, po nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Vasili: “Është e vërtetë që ka pasur një letër nga babai i gjytares së ndjerë Fildes Haifizi, Benjamin Hafizi drejtëpërdrejtë për z.Meta?”
Blushi: “Presidenti ka qenë i pari që ka dënuar me forcë vrasjen e së ndjerës Fildes Hafizi dhe madje ka pasur edhe një mbledhje të KLD. Ka qenë zyrtari i parë që ka reaguar për këtë ngjarje.
Me babain e gjyqtares nuk kemi pasur vetëm një, por 3-4 takime në presidencë. Ka pasur disa letra nga familjarë të gjyqtares. Kërkesa e fundit për takim ka qenë me dt 4 qershor, ku Benjamin Hafizi e cilsonte presidentin si personin e vetëm ku mund të mbështetet dhe kërkon që të fillojë shqyrtimi ligjor i çështjes”
Lala: “Ju thatë që keni marrë disa letra nga familjarët e Hafizit. Çfarë kërkojnë ata?”
Blushi: “Nuk ka pasur vetëm letra, por ka pasur edhe 4-5 takime në presidencë. Kërkesa e tyre kanë qenë edhe kërkesa për dhenien e ndihmës financiare për familjen. Institucioni ynë për këtë çështje i ka dërguar letër Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ku i vumë në dijeni për shqetësimet e babait të gjyqtares Hafizi. I kemi kërkuar letër dhe qeverisë, Këshillit të Ministrave. Presidenca nuk ka marrë përgjigej lidhur me këtë pension që u takon fëmijëve të së ndjerës Fildes Hafizi”
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...