Menjëherë pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur pasditen e kësaj të hëne, në qytetin e Durrësit kanë mbërritur Drejtori i Policisë, Ardi Veliu dhe Drejtori i Sigurisë Publike, Gjovalin Loka.
Nga të shtënat me armë në këtë ngjarje mbetën të vrarë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia të cilët kanë qenë duke lëvizur me makinën e tyre kur janë qëlluar dhe ekzekutuar nga disa persona.
Ndërkohë njëri nga vëllezërit, Viktor Haxhia ishte avokat, po ende nuk dihet nëse e ushtronte profesionin e tij dhe nëse mund të ketë lidhje me atentatin. Pista kryesore është ajo e larjes së hesapeve për shkak të borxheve. Krimi paraprakisht deklarohet se është kryer me një armë automatike kallashnikov.
Viktimat njihen si tregtarë automjetesh dhe sot kanë nisur aktivitetin.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I