Google ADS

Vrasja e dy vëllezërve në Durrës, breshëria e plumbave dëmtoi edhe 6 automjete

09:49 | 28 Prill 2020
Arbresh.info

Breshëria e plumbave në Durrës, ku u vranë vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia ka përfshirë edhe 6 mjete të tjera.

Mësohet se makinat, të cilat ishin në treg kanë marrë plumba si pasojë e rikoshtetit që kanë bërë në momentin e ekzekutimit të dy vëllezërve.

Krimi i rëndë ndodhi pasditen e 27 prillit në vendi i quajtur “tregu i makinave” , Shënvlash.

Ora News deklaron se atentatorët kanë qenë duke pritur makinën ku udhëtonin dy vëllezërit. Me tu afruar makina ata kanë dalë dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku

Njëri prej tyre ishte me profesion avokat ndërsa tjetri merrej me biznesin e makinave.

Gati 40 persona janë shoqëruar për të ndihmuar në zbardhjen e krimit mes tyre dhe rojet e parkingut aty.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme