Vrasja e dy motrave në Tiranë, flet vëllai : Dorasi i linte shtatzënë dhe më pas i shiste fëmijët

00:28 | 5 Janar 2021
Trina Galanxhi

Vëllai i Kristinës dhe Zhanetës që u vranë nga Përparim Ademi më 31 dhjetor në Tiranë thotë se dy motrat kanë lindur mbi 10 fëmijë që më pas janë shitur në Greqi.

Sipas Bashkim Metanit, kishte një avokat që ndërmjetësonte shit-blerjen e fëmijëve.

Ai thotë se motrat i treguan pak kohë para se të vdisnin.

Sipas tij, nuk bëri denoncim sepse motrat insistonin për shkak të frikës.

Bashkimi tha se lajmin tragjik e mori nga djali i njërës prej motrave: “Më telefonoi me video dhe më tha ‘I vrau! I vrau!’, pastaj mi tregoi me video motrat e vrara në tokë. Ishte e tmerrshme. Mora direkt motrën tjetër dhe pastaj policinë”.

Vrasja ndodhi në 31 dhjetor, pikërisht në katin e tretë të një pallati në zonën e Astirit. Viktimat janë Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani./Top Channel

Të ngjashme