Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas vrasjeve makabre të civilëve në Bucha të Ukrainës, ngjarje të cilën e ka cilësuar si mizori.
Në një reagim në rrjetin social Twitter, Rama shkruan se pamjet janë tronditëse dhe duhet bërë gjithçka që të nisë hetimi i pavarur për krimet e tilla në luftën e Rusisë në Ukrainë.
“Imazhet e tmerrshme të civilëve të vrarë në Bucha të Ukrainës janë tronditëse.
Duhet bërë gjithçka për një hetim të pavarur të krimeve të tilla të tmerrshme. Asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë. Sa dhimbje dhe sa turp”, shkruan kreu i qeverisë. /arbresh.info/
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës