Ende asnjë gjurmë për ekzekutimin mafioz të një dite më parë kur persona të paidentifikuar vranë biznesmenin 57-vjeçar Demir Backa në Fier.
Ai u qëllua në makinën e tij që ndodhej e parkuar para një qendre tregtare, një zonë me lëvizje të shumta në ato momente.
Biznesmeni ndërroi jetë pak minuta pasi u qëllua nga të paktën 2 persona ndërsa autorët dogjën makinën me targa të Kosovës në dalje të qytetit, brenda së cilës lanë edhe armët e përdorura në krim.
Burime nga grupi hetimor thanë se janë duke verifikuar të kaluarën e 57-vjeçarit duke punuar në disa pista.
Një prej pistave që po verifikohet është një krim i kryer 23 vite më parë. Në vitin 1998, 57-vjeçarit i kanë ekzekutuar motrën dhe bashkëshortin e saj në afërsi të shkollës së Muzikës në Fier.
Balkan Web raporton se pista e dytë që po hetohet është konflikti për një pjesë të lagunës në Lushnjë, në Gotull. Janë rreth 200 hektarë e dhënë me koncesion dhe para disa kohësh ka pasur një konflikt mes personit që e ka marrë atë koncesion dhe Demir Backës.
Pista e tretë është sërish për çështje pronash. Backa ka pasur qindra hektarë tokë të pyllëzuar në
Darëzezë dhe në këtë sipërfaqe janë prishur disa objekte të ndërtuara nga banorët.
Po kështu mbetet pista e konfliktit me një person me influence në Fier, i cili ishte subjekt i OFL
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...