Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21 vite burg Izet Haxhinë për vrasjen e ish deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari më 12 shator të vitit 1998.
Sipas vendimit të gjykatës, Haxhia është shpallur fajtorë për “vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim.
Në vendimin e marrë ditën e sotme, urdhërohet që Haxhia ta vuajë dënimin në një burg të zakonshëm.
Izet Haxhia u dënua me 25 vite heqje në lirie në vitin 2002 për vrasjen e Hajdarit, i njohur ndryshe edhe si Heroi i Demokracisë.
Në vitin 2006, ai u arrestua nga policia turke ku edhe kërkoi azil politik, por që nuk i’u miratua asnjëherë.
Haxhia përfitoi një leje qëndrimi me kushtin që të mos dilte nga Turqia.
Por 12 vite më pas, gjykata turke pranoi kërkesën e shtetit shqiptarë për ekstradim. Haxhia u ekstradua në Shqipëri në vitin 2018. /Telegrafi/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030