Vrasja e Ariela Muratit, zbulohen detaje

09:13 | 23 Janar 2018
Arbresh.info

Zbulohen disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen që tronditi kryeqytetin ditën e djeshme kur Aldison Belulaj vrau Ariela Muratajn, pasi nuk e pranonte në lidhje.

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, tha se policia ka parë që nga vëzhgimet e bëra në telefonat e të rinjve, gjëndja mes tyre kishte agravuar.

“Djali udhëtoi enkas nga Fieri për t’u takuar me të ndjerën. Pas një debati me të, ai e ka plagosur me armë, dhe vazja vdiq pas një ore në spital. Marrëdhënia mes tyre ka qenë agravuar kohët e fundit. Një javë më parë, Adisoni i ka kërkuar zyrtarisht dorën vajzës, por nuk dihet pse nuk ka pranuar familja. Ka qenë ndër të paktat rastet që s’ka pasur denoncime të mëparshme

Nga vëzhgimi që i është bërë telefonit është vënë re se ngjarja kishte agravuar.

Por ka pasur komunikim mes tyre. Nuk dihet nëse kanë pasur biseda të agravuara, kjo mbetet për tu parë. Vajza ka qenë duke u adresuar në komisariatin numër 4 por që nuk ka arritur ta bënte pasi ndodhi ngjarja”, tha Lala.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme