Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja për vrasjen e Luljeta Heshtës, një 47-vjeçare shqiptare që jeton në Itali. 47-vjeçarja, u qëllua me thikë për vdekje më 7 shkurt rreth orës 13:00 në rrugën shtetërore midis San Giuliano në Milano dhe Melegnano.
Prokuroria në shtetin fqinj ka bërë thirrje për dëshmitarët e mundshëm që kanë qenë prezent në momentin kur ka ndodhur ngjarja, që të paraqiten për të dhënë dëshmitë e tyre me të cilat mund të ndihmojnë hetimet.
“Kushdo që ka parë një burrë të veshur me të errëta, na telefononi. Kushdo që ka parë diçka, përshkruani njeriun dhe një grua apo thjesht burri që ikën pas ngjarjes ”. Grupi i hetimit që është ngritur për këtë çështje ka nisur punën për të gjetur identitetin e vrasësit dhe për të rindërtuar në detaje atë që ndodhi.
Deri më tani dihet se rreth orës 13:00 të ditës së diel të 7 shkurtit disa kalimtarë kishin telefonuar në 112 duke raportuar një grua të ndjekur nga një burrë në rrugën shtetërore Sp40 në pjesën e rrugës midis San Giuliano dhe Melegnano, midis stacionit të karburantit Total Erg dhe rrethrrotullimit viale Repubblica, shkruaj mediat italiane. Telefonuesi që raportoi ndjekjen arriti të sigurojë detajin e vetëm se autori ishte veshur me të zeza.
Gruaja vdiq pak pasi mbërriti në spital sapo atje, mjekët dhe ndihmësmjekët gjetën gruan në tokë, e gjakosur nga pesë plagë me thikë, 2 në këmbën e majtë dhe 3 në shpinë. Nga një hipotezë e parë e bërë nga karabinierët të cilët gjithashtu ndërhynë në skenën e vrasjes, ka dyshime se gruaja ishte qëlluar befasisht nga pas dhe se autori ka qëlluar disa herë ndaj saj sa që i shkaktoi më shumë se një goditje me thikë.
Për shkak të plagëve të thella, gruaja vdiq dy orë më vonë në spital pavarësisht insistimit të mjekëve për ta mbajtur në jetë.
Luljeta Heshta, një shtetase shqiptare që jetonte prej vitesh në Itali ndërsa hetuesit po ndjekin edhe pistën e prostitucionit. Duket se asgjë nuk i është vjedhur gruas gjatë përplasjes me autorin, kështu që ata përjashtojnë një përpjekje për grabitje. Sipas mediave italiane, hetimet janë përqëndruar në rrjetin e prostitucionit, duke hedhur dyshimet se autori mund të ketë qenë një klient i mundshëm ose që administron trafikimin e paligjshëm.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...