Policia ka mundur të zbardhë vrasjen me armë zjarri të 43-vjeçarit nga fshati Rabie, të Memaliajt duke vënë në pranga autorët. Ata janë Hetem Muho, 59 vjeç dhe Dino Muho, 20 vjeç, (babë e bir) banues në Sarandë.
“Ndalimi i tyre u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme rreth orës 11:35, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin A.M., 43 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë. Kjo ngjarje ndodhi në vendin e quajtur “Bolovec” të fshatit Rabie.
Nga tërësia e veprimeve dyshohet se dy autorët e kanë vrarë shtetasin A.M. për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjnës së autorëve”, thotë policia në një njoftim për mediat.
Babë e bir akuzen për “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve luftarake e municionit”, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...