Krimi horror në një fshat të Fierit ku një person ka vrarë fëmijën e fqinjit vetëm 8 vjeç ka shkaktuar një reagim të fortë publik.
38-vjeçari Klodian Çalamani që tashmë është vënë në pranga u shtohet listës së atyre që kanë kryer krime mbi fëmijët dhe që kanë tronditur të gjithë. Në 30 vitet e fundit kanë qenë disa ngjarje makabre të personave, shpesh herë me probleme mendore, që u kanë marrë jetën fëmijëve të mitur të lagjes apo fshatit.Rasti më i fundit ishte ai i 18 gushtit 2016.
Jorgo Zani, një i sëmurë mendor në Palasë të Himarës vrau dhe masakroi një fëmije 12-vjeçar, të cilin e kishte kushëri. Vogëlushi kishte ardhur nga Greqia për të kaluar pushimet duke qëndruar tek gjyshja e tij. Zani e kishte qëlluar me një sëpatë duke i prerë kokën të miturit.
Pas lajmërimit të policisë nga banorët ai u vu në pranga. Pak kohë pas krimit edhe ndërroi jetë në spitalin e burgut në Fushë-Krujë ku kreu vetëvrasje duke u hedhur nga tarraca e katit të dytë.
Në 30 dhjetor të vitit 2012 një tjetër krim i rëndë tronditi Tiranën kur u denoncua rrëmbimi i një fëmije vetëm 10 vjeç në zonën e Laprakës i identifikuar si Julian Çela. Për këtë ngjarje u arrestua Ardian Prrenjasi.
Ai në fillim e pranoi se e kishte dhunuar dhe vrarë të miturin duke e hedhur trupin e tij në Sharrë, por më pas e tërhoqi dëshminë duke u shprehur se pranoi nën presionin e policisë. Përrenjasi u dënua me 25 vite burg, por trupi i të miturit nuk u gjet kurrë.
Në 23 tetor të 2007-ës u zhduk në Dibër vogëlushi 10-vjeçar Besim Çenga. Ai u gjet pas 5 ditësh në një përrua afër fshatit Tomin, 7 km larg Peshkopisë. Për ngjarjen u arrestua Shpëtim Ziza që kishte mashtruar 10-vjeçarin duke e ftuar të shkonte me të për të luajtur, por e kishte dhunuar dhe më pas vrarë. Ziza vuan dënimin me burgim të përjetshëm.
Një tjetër krim i rëndë daton vitin 2005. Në Çukë të Sarandës, Klodian Salija, përdhunoi dhe vrau 6-vjeçarin B.Sh. Ai dyshohej në atë kohë se kishte kryer edhe krime të tjera, por ende të pa zbardhura.
Një tjetër ngjarje e rëndë daton në 4 shtator të vitit 2003 kur Liliana Mulliri nga fshati Vidohovë e Korçës vrau Alberto Xhihanin një fëmijë 8-vjeçar. Ajo e copëtoi trupin e të miturit dhe e hodhi në një pus. Trupi i të miturit u zbulua gati 2 vjet më pas në 30 nëntor të vitit 2005.
Në burg u fut njëkohësisht edhe ish-i dashuri i saj Gentian Xhihani, xhaxhai i fëmijës Alberto Xhihani, për moskallëzim krimi. Mes të dyve kishte pasur një lidhje intime jashtëmartesore dhe pas ndarjes ajo ishte hakmarrë duke i vrarë nipin. Historia tragjike vijoi edhe më pas kur disa vjet më vonë u gjetën të vrarë të 3 djemtë e Liliana Mullirit kur ajo ishte ende në burg./Lapsi.al/
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...