Google ADS

Vrasësi i Selenicës indifirent në gjyq, ja si reagon ndaj gazetarëve

11:48 | 13 Gusht 2018
Arbresh.info

24-vjeçari Ritvan Zykaj nuk ka thënë asnjë fjalë se përse e bëri krimin makabër të tre ditëve më parë duke i marrë jetën me kallashnikov 8 të afërmve të tij.

“A jeni i penduar, pse e bëtë këtë krim”, e pyetën gazetarët të riun teksa ndodhej në sallën e gjyqit ku do të bëhet vlerësimi i masës së sigurisë.

Shpërfillës dhe pa bërë asnjë reagim në mimikë, Ritvan Zykaj ka qëndruar indiferent dhe i heshtur. Ishte një kërkesë e gazetarëve që para nisjes së seancës të kishin mundësi të futeshin në sallë me aparatet celularë dhe kamerat për të filmuar monstrën e Selenicës dhe aty kanë lëshuar edhe pyetjet ndaj tij, por kanë marrë vetëm indiferentizëm.

Qytetarë të shumtë ndodheshin para gjykatës së Vlorës të cilët e pritën Ritvan Zykajt me thirrjet: I pashpirt, duke kërkuar njëherësh rikthimin e dënimit me vdekje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme