Vrasësi i prindërve mbyllet në Psikiatri, mjekët: Vuan nga paranoja

15:43 | 26 Korrik 2017
Arbresh.info

Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëroi shtrimin e detyruar në spital të Leonisio Nikes nën akuzë për vrasjen e prindërve të tij Aliut dhe Junijes, krim i ndodhur në Xhafzotaj një muaj më parë dhe që tronditi vendin.

Mjekët përshkruajnë në akt-ekspertizën psikike se i riu vuan nga çrregullimet mendore e për këtë, sipas ligjit, ai nuk mund t’i nënshtrohet gjykimit përderisa është i papërgjegjshëm para ligjit.

Gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë problemet mendore të 29-vjeçarit u pretenduan në gjykatë edhe nga avokati i tij.

Mbrojtësi i tregoi gjykatës se prej vitesh, vrasësi i dyfishtë, kurohej me antidepresivë në formë ambulatorë. Ai i qëlloi me armë prindërit menjëherë pasi u zgjua nga gjumi, ndërkohë që më pas duke pohuar se nuk mbante mend asgjë, i pyeti gjyqtarët se përse i kishte vrarë prindërit e tij.

Por Leonisio Nika nuk mund të shtrohet në një spital burg, pas institucioni ku duhet të mbahet nuk është ngritur ende nga autoritetet, për ata persona që përfshihen në krime dhe që kanë probleme të shëndetit mendor.

Për këtë arsye, ai do të dërgohet si të tjerët në burgun e Zaharisë, i kontestuar vitet e fundit përderisa aty kurohen mbi 60 persona të sëmurë e njëkohësisht autorë krimesh.

Për shkak se vrasjet në familje gjykohen nga Krimet e Rënda, trupa gjyqësore gjatë këtij viti ka urdhëruar shtrimin e detyruar në spital të 5 personave të arrestuar për vrasje. Që të gjithë ata vuanin nga sëmundje mendore, ndërkohë që të afërmit nuk e kane vlerësuar rrezikshmërinë që mbartin çrregullimet mendore nëse nuk kurohen./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme