Moti sot në Shqipëri parashikohet të jetë me rritje të vlerave barike si pasojë e masave ajrore më të ngrohta me origjinë perëndimore.
Kjo do të sjellë moti të kthjellët dhe të ngrohtë në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore.
Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim vranësirat e lehta dhe kalimtare gradualisht do të shtrihen në të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 17°C.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor, për pasojë; në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i papërfillshëm./abcnews.al
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...