Vranësira dhe rritje e lehtë temperaturash, parashikimi i motit në Shqipëri

07:36 | 17 Prill 2021
Trina Galanxhi

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm.

Gjatë pasdites dhe mbrëmjes rriten mundësitë për reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 16°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme