Sot në Shqipëri pritet të ketë rritje të mëtejshme të vlerave barike, duke sjellë në vend mbizotërim motit të ngrohtë dhe të lagësht në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë territorin.
Në zonat e thella malore priten reshje të dobëta dëbore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin përmirësim të kushteve meteorologjike duke larguar reshjet përkohësisht nga territori.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 15°C.
Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi DERI në 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./abcnews.al
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...