Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin e Shqipërisë, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere.
Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat veriperëndimore dhe Jugperëndimore. Orët e pasdites sjellin intensifikim të shirave në qarkun e Korçës duke sjellë edhe probleme.
Kjo situatë e motit të paqëndrueshëm mbetet deri vonë në mbrëmje kur pritet dobësim i intensitetit të reshjeve në vend.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...