Vrasja e një shqiptari më 9 Janar në Visselhövede është ende në vëmendjen e policisë gjermane.
Grupet hetimore, duke mos arritur të identifikojnë autorët, kanë shpallur një shpërblim prej 5000 eurosh për ata që dorëzojnë informacione të sakta për kapjen e tyre.
Bëhet fjalë për dy persona që kishin zbritur nga një motoçikletë dhe kishin qëlluar me armë zjarri mbi shqiptarin 46-vjeçar.
Hetuesit kishin zbuluar se personi tashmë i vrarë kishte qëndruar në burg në Shqipëri për një vrasje të kryer, ndërsa familjarët e të vrarit ishin betuar për gjakmarrje.
Policia gjermane ka gjetur gjurmët ADN të autorëve të vrasjes.
Ndërkohë, hetimet rreth vrasjes së rëndë të kryer në Gjermani, kanë filluar edhe në Shqipëri.
Shqiptari 46-vjeçar u vra më 9 Janar të këtij viti për arsye hakmarrjeje.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...