Ish-presidenti i Republikës Bamir Topi ka zgjedhur të votojë sot edhe pse vjen nga një e kaluar politike tek demokratët të cilët nuk marrin pjesë në zgjedhje.
Kreu i Frymës Demokratike tha se voton pasi është kundër bojkotit dhe se ka kryer detyrën e tij si qytetar. Megjithatë Topi tha se duhet një reflektim pasi sipas tij, Shqipëria është në standardin më të ulët të demokracisë. Ish-presidenti tha se mospjesëmarrja imponon zgjedhje të sforcuara.
“Jam në vijim të bindjeve të mia të thella kundër bojkotit, parime të cilat i ka dhe subjekti ynë politik i cili merr pjesë në zgjedhje por edhe në vijim edhe një politike anti-bojkot që e kanë shprehur së fundmi dhe partnerët tonë kryesorë. Erdha për të bërë detyrën time qytetare dhe politike.
“Sonte duhet të bëjnë një meditim të thellë. Duhet një reflektim qytetar për çfarë kanë bërë, pse e kanë sjellë demokracinë në Shqipëri në këtë nivel. Është standardi më i ulët i demokracisë që përjetojmë prej shumë vitesh. Duke filluar nga dita e nesërme, qofshin fitimtarë, qofshin njerëz që kanë bojkotuar duhet t’i thërrasin mendjes për të ardhur në procesin e reformimit politik. Shqipëria nuk mund të kthehet në monizëm. Mos pjesëmarrja imponon zgjedhje të sforcuara”, deklaroi Bamir Topi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...