Eurodeputeti në Parlamentin Europian, David McAllister, shpreh shqetësimin që mazhoranca injoroi thirrjet e Brukselit për të pritur opinionin e Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Në një postim në twitter, ai thotë se ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të forcojnë më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të 25 prillit.
“Shumë i shqetësuar se, pavarësisht thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kërkuar që të presin një mendim të Komisionit të Venecias, votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë është caktuar për nesër.
Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të thellojnë më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ato do të jenë joproduktive ndaj përpjekjeve për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit” shkruan ai.
Mazhoranca të enjten do të rivotojë Kodin Zgjedhor duke rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta.
Për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, tregon, që votimi në seancë plenare i jep mundësi parlamentit për të adresuar rekomandimet e Komisionit të Venecia në dhjetor.
Ndryshe nga kryetari i tij, Taulant Balla e lë evazive mundësinë që adresimi i opnionit të Venecias të bëhet edhe në muajin dhjetor.
Komisioni i Venecias ka refuzuar të japë një opinion urgjent për kërkesën e presidentit Ilir Meta, por në seancën e 11-12 janarit do të miratohet ekspertiza ndërkombëtare për vendin tonë.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...