Votimi dhe numërimi elektronik/ KQZ miraton projektvendimin: Tirana, zona ku do implementohet projekti pilot

19:13 | 12 Shkurt 2021
Arbresh.info

Tirana do të jetë zona ku do implementohet projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e 25 Prillit. Pasi palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët KQZ vendosi që ky projekt të realizohet në një prej ZAZ-ve të Tiranës, me jo më shumë 55 qendra votimi.

Ilirjana Nano, kryetare e Komisionit rregullator tha se tashmë me afrimin e datës së zgjedhjeve ishte me emergjente çështja se si do të pilotohet votimi dhe numërimi elektronik.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se gjatë kësaj periudhe në konsultim edhe me partitë politike është biseduar : që të kishim dakordësi mbi zonat ku do implentohet ky projekt, dhe për shkak të vështirësisë së kohës jemi dakordësuar dhe implikimeve të shumta financiare, njerëzore do ishte e vështirë që ta shtrinte implementimin në një numër qendrash votimi të barabarta me jo më pak se 10 përqind dhe jo më shumë se 20 përqind.

Ndaj kemi ceduar nga interesi i parë për ta zhvilluar këtë projekt nga interesi i parë dhe jemi dakordësuar që të zhvillohet në një zonë më të vogël
ka një dakordësi të partive politike për ta zhvilluar këtë projekt pilot në një numër më të vogël seç ishte menduar.

Kemi menduar që implementimi i këtij projekti të jetë në një prej ZAZ-ve të Tiranës me numër qendrash votimi jo më shumë se 55, do na jepte një indicie mbi efektet e këtij projekti. Është menduar që tejet ose zona që i përket njësisë bashkiake nr 8 ose njësisë numër 3.

Secila prej tyre ka një numër qendrash votimi 52.

Ndërkohë Nano në fund tha se me miratimin e këtij projekt vendimi: i çelim rrugën një procesi që s’ka ndodhur më herët në vend, është një proces i rëndësishëm dhe pse do zhvillohet vetëm në një zonë./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme