Google ADS

Vota më shumë sesa votues, KQZ del të shpjegojë anomalinë

12:31 | 1 Korrik 2019
A. B.

Pas evidentimit të rasteve në disa Bashki të vendit ku numri i votave del më i lartë se numri i votuesve, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka dalë të sqarojë anomalinë.

Përmes zëdhënëse së KQZ-së Drilona Hoxhaj, institucioni bëri me dije se rezultatet nuk janë ende përfundimtare e për pasojë mund të ketë ndryshime në të dhënat përfundimtare.

Në deklaratën për media, zëdhënësja e KQZ tha se ky fenomen ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara, por theksoi se kjo problematikë zgjidhet përmes aplikimit të teknologjisë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson të sqarojë se, sikundër është theksuar si nga zëdhënësja dhe drejtuesi i KQZ, të dhënat e pasqyruara nga KQZ në intervale periodike kohore gjatë ditës së djeshme dhe që gjenden edhe në faqen onlinë të institucionit, janë informacione të siguruara në rrugë operative (me telefon) nga Komisionet e Qendrave të Votimit.

Është theksuar disa herë se, këto nuk janë rezultate përfundimare, dhe si të tilla mund të ketë edhe mospërputhje, të cilat me seriozitetin më të madh do të adresohen nga KQZ në momentin e nxjerrjes së rezultatit përundimtar të votimit.

Kjo është një vendimmarrje shumëvjeçare e legjislatorit shqiptar përmes Kodit Zgjedhor dhe vendimmarrjes së KQZ-së ndër vite që, në dilemën për të mos dhënë asnjë informacion apo për të dhënë një informacion paraprak, ka zgjedhur këtë fundit, në mënyrë që ti mbajë qytetarët të informuar, por pa pretenduar saktësinë absolute, e cila vjen vetëm në përfundim të procesit.

Ky është një fenomen i cili është evidentuar në çdo proces zgjedhor, por duke qenë se vëmendja kryesore ka qenë tek rezultati, ndërkohë që aktualisht është edhe tek pjesëmarrja, këtë radhë po evidentohet me dukshëm.

Kjo problematikë e mbarsur mund të zgjidhet vetëm në rast se procesi i votimit bëhet tërësisht përmes teknologjisë.​”-tha zedhenesja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme