“Çështja e Ilir Metës i takon vetëm drejtësisë” deklaroi të mërkurën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke zgjedhur të mos e komentojë arrestimin e ish-presidentit dy ditë më parë.
Gjatë një konference për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen, dy zyrtarët e lartë thanë se reforma në drejtësi po funksionon.
“Unë asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj apo në prani të miqve të huaj edhe për faktin se qysh kur ne e kemi nisur reformën në drejtësi dhe ajo ka filluar të zbatohet, as unë dhe as forca politike që unë udhëheq nuk bën komente për çështje që i takojnë drejtësisë. Kur ndodh që çështjet mbyllen mbase në ndonjë rast ia vlen të bëhet edhe ndonjë koment, sidomos kur vihet në vend drejtësia lidhur me fenomene katastrofike për shoqërinë, siç është shpifja. Për rastin konkret është tipikisht një rast që i takon vetëm drejtësisë,” u përgjigj kryeministri Rama.
Edhe presidentja Fon der Lajen shtoi se nuk i komenton procedimet gjyqësore, edhe pse BE-ja është investuar për reformën në drejtësi në Shqipëri.
“Por kjo nuk ka të bëjë me çështje individuale. Procesi varet nga meritat e çdo vendi. Është shumë e rëndësishme kjo edhe për shtetet anëtare. Me Shqipërinë kemi një shembull të shkëlqyer. Gjërat kanë ecur shpejt dhe nëse gjërat ecin siç duhet ndoshta do të hapim të gjithë grupkapitujt deri në fund të vitit të ardhshëm. Pra është një plan ambicioz, do të ketë nevojë për shumë punë,” tha presidentja Von Der Leyen.
/rtsh.al/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League