Von der Leyen: Shqipëria po ecën me sukses drejt BE-së

23:46 | 15 Tetor 2023
E.G

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama ka dhënë disa mesazhe për vendin tonë. Ndër të tjera, ajo ka thënë se Shqipëria po ecën me sukses drejt BE-së.

Sipas Von der Leyen, objektivi ynë i përbashkët është çelja e negociatave.

“Mesazhi im i parë i qartë është se Shqipëria po ecën me sukses drejt BE-së. Kjo për arsye se në duam që partnerët tani dhe ju fqinjët tanë të bëheni pjesë e jona që ta bashkojmë BE-në. Kjo do e bëjë Evropën më të madhe, më të fortë, më të guximshme në një botë që po ndryshon shumë. Shqipëria ka ecur shumë dhe procesi screeming po ecën pa problem dhe duhen falenderuar ekipet që kanë bërë një punë të përbashkët. Objektivi ynë i përbashkët është çelja e negociatave.

Edhe mesazhi i dytë është që po ndërtojmë këtë të ardhme të përbashkët dhe këtë duhet ta bëjmë menjëherë në mënyrë që vendi juaj të jetë gati për anëtarësim dhe të formojmë bashkëpunimin në tregti. Në mënyrë që ekonomitë tona të bëhen gjithnjë dhe më të lidhura dhe kemi filluar me investimin prej 30 miliard euro. Rezultatet kanë filluar të duken sepse janë finalizuar me projekte të rëndësishme. Një ndër to është hidrocentrali i Fierzës, por edhe me hekurudhën me Malin e Zi. Sot dua të përqendrohem te plani i ri për rritjen e BE-së.

Dua të përqëndrohem tek plani i ri i rritjes i BE-së, sepse këtu po ecim drejt një faze të re veprimesh, pasi ky plan ka potencialin nëse vihet në zbatim siç duhet ka mundësinë të dyfishojë madhësinë e ekonominë tuaj brenda këtij 10 vjeçari. Parimi është që në disa fusha të caktuara ju do të keni qasje në tregun e vetëm të BE-së por për këtë janë të nevojshme reformat dhe reformat do të shoqërohen me investime. Kështu hapet dera për tregun tonë, për tregun e përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor. Natyrisht kjo do të shoqërohet me investime financiare por nartyrisht reformat do të jenë të domosdoshme.

Mesazhi ynë i tretë është që investimet tona do të kenë të njëjtën vlerë si punët tuaja. Unë mendoj se kjo po vjen në momentin e duhur që Shqipëria dhe BE-ja të jenë më pranë njëra tjetrës. Ju jeni në përputhje të plotë me përgjigjen e BE-së sa i përket luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. Edi ju falënderoj juve dhe qëndrimin tuaj të qartë për sulmin terrosit të Hamasit. Kënaqësi që jam në Shqipëri” , tha ajo./abcnews.al

Të ngjashme