Rizgjedhja e Ursula Von Der Leyen në krye të Komisionit Europian, për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama është një lajm i mirë, që shënon fillimin e një kapitulli të ri për Bashkimin Europian.
Kreu i qeverisë thotë se ka besim të plotë te drejtimi i Ursulës dhe qëndrimi që ajo ka për Ballkanin perëndimor.
“Votimi i Parlamentit Evropian për rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e BE. Shqipëria e mirëpret me shpresë të ripërtërirë dhe besim të plotë në lidershipin e Ursula-s. Ne vlerësojmë qëndrimin e saj të qartë për Ballkanin Perëndimor në fjalimin e mbajtur sot në Parlamentin Evropian. Me padurim pres të vazhdoj të punoj me Presidenten e Komisionit për të sjellë Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama.
Ursula Von Der Leyen siguroi një mandat të ri 5-vjecar, si president e Komisionit Europian, pas një votimi të fshehtë të eurodeputetëve. 65-vjeçarja siguroi mbështetjen e 401 pjesëtarë të parlamentit, gjatë votimit në Strasburg, 41 më shumë nga sa i nevojiteshin./a2cnn
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!