Vokshi thirrje qeverisë: Testoni mësuesit dhe nxënësit në shkolla

19:45 | 22 Shtator 2020
Arbresh.info

Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi deklaroi se edhe pse në Durrës ka raste të shumta me koronavirus nëpër shkolla qeveria nuk ka marrë asnjë masë për t’i testuar nxënësit dhe mësuesit.

Në një status në Facebook, Vokshi shkruan se për prokurorët e SPAK po bëhet testimi ndërkohë për mësuesit e nxënësit ende asnjë.

Postimi i plotë

“Në Durrës, në shumë shkolla, denoncohen raste mësuesish me COVID-19 dhe mos marrja e masave të nevojshme në respektim të protokollit. Asnjë transparence, asnjë njoftim stafit mësimor apo prindërve.

Ndërkohë asnjë masë e marrë për tamponin e stafit mësimor, stafit ndihmës apo nxënësve që kanë pasur kontakt apo mësim me mësuesit me COVID19. A thua jeta e prokurorëve vlen më shumë se ajo e nxënësve e mësuesve??”,- shprehet ish-deputetja e PD. Vokshi i bëri thirrje qeverisë për testim masiv tek nxënësit dhe mësuesit në shkolla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme