Ish-deputetja e PD Albana Vokshi përmes një statusi në “Facebook” i është përgjigjur Elisa Spiropalit, pasi kjo e fundit deklaroi se zgjedhjet duhen mbajtur patjetër më 30 qershor dhe se Berisha tregoi dje në ekran se përfaqëson politikën e vjetër.
Vokshi shprehet se Elisa Spiropali flet me gjuhë urrejtjeje dhe përçarje, pasi vodhi te Doganat dhe se qëllimi i vetëm i saj është që të vazhdojë të vjedhë, bashkë me Edi Ramën. Ajo bën thirrje që shqiptarët të protestojnë nesër masivisht, për ta përmbysur kastën në pushtet.
Statusi i ish-deputetes Albana Vokshi:
Elisa Spiropali që habiti dhe anglezet e Croën Agents me vjedhjen në dogana, e për pak muaj punë në dogane siguroi pasuri për disa breza, ka hallin e karriges së Ramës dhe pasurisë së saj.
Ndaj përdor gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes ndaj kujtdo që i rrezikon pushtetin Skënderbeut të saj. Duan që njerëzit të heshtin e të rrinë urtë që Rama të vazhdojë të vjedhë paratë, pronat, zgjedhjet, të kontrollojë cdo pushtet së bashku me kriminelët.
Por i kanë bërë llogaritë gabim. Mbi 60% e shqiptarëve refuzojnë modelin e dhunës, konfliktit, përçarjes. Mbi 60% e shqiptarëve duan që zgjedhjet të shtyhen, duan zgjedhje të reja, të lira e të ndershme! Dhe kauza e tyre është beteja jonë, për të cilën do luftojmë deri në fund e do bëjmë çdo saktificë.
Ndaj nesër, në 25 maj, të protestojmë masivisht, para Kryeministrisë, për t’i thene Edi Ramës se koha e të korruptuarve si ai, Elisa, Damiani, Beqaj, Ahmetaj, Dako, se koha e krimit dhe kriminelëve ka mbaruar!
Nesër, në 25 Maj, të protestojmë për një Shqipëri të lirë, me drejtësi të pakapur, ku Elisa e të ngjashmit të saj të korruptuar e të krinimalizuar të të mos bëjnë ligjin, por të përgjigjen para tij.
Nesër, në 25 Maj të protestojmë për një Shqipëri demokratike ku të respektohen të drejtat ligjore e kushtetuese. Të protestojmë për një Shqipëri si gjithë Europa.
Ne nuk e dorëzojmë demokracinë!
#RamaIk #25Maj
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...