Ka shkuar në katër numri i të arrestuarve për vjedhjen me armë të një shume parash në një banesë.
Ngjarja ndodhi në fshatin Grykë Nokë, Dibër, në tetor 2019.
Strukturat e Policisë së Dibrës, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim: V. S., 34 vjeç, banues në Kukës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës, pasi në bashkëpunim me persona të tjerë ( të cilët janë arrestuar më parë), kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një shumë parash në banesën e shtetasit I. H.
Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, mbetur në tentativë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme./TCH
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...