Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen se kanë vjedhur karburant nga firma ku ata punonin.
Në pranga kanë rënë A.K., 46 vjeç dhe M.V., 39 vjeç, të cilët ishin të punësuar si agjentë shitjesh në një fabrikë për përpunimin e qumështit dhe në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sasi karburanti nga automjetet që përdornin për të shitur produktet e fabrikës.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar gjatë muajit të fundit, ata kanë vjedhur rreth 250 litra karburant, nga automjetet që ata përdornin për punën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/
Celtics e Lakers e nisin me fitore sezonin e ri në NBA
Sllovakia mbyll më 31 dhjetor Zyrën e saj ndërlidhëse në Kos...
Policia në Ferizaj sekuestron tri armë zjarri dhe fishek
Blinken paralajmëron Izraelin për krizën humanitare në Gaza:...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot gjyqi për ish-presidentin/ Ilir Meta së bashku me Monika...