Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekretoi sot pothuaj 8 muaj përpara mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare pas një serie konsultimesh formale me partitë politike.
Presidenti Meta dekretoi që zgjedhjet për Kuvendin të mbahen më 25 prillin e ardhshëm në valën e një krize të thellë politike, që ka përfshirë vendin pas braktisjes së parlamentit nga opozita 20 muaj më parë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi tre ditë më parë, pasi doli nga bisedimet me presidentin Meta se vendi ka nevojë të ngutshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Shqiptarët kërkojnë zgjedhje sot, jo nesër. Ata duan zgjidhje sepse janë të lodhur nga propaganda, nga dështimet dhe mashtrimet” – tha zoti Basha.
Kryeministri Edi Rama ka thënë në forumet politike se “Partia Socialiste synon një mandat të tretë si alternativa më e mirë qeverisëse e Shqipërisë”.
Data e zgjedhjeve u dekretua, por reforma zgjedhore nuk është përmbyllur ende as në letër as në zbatimin konkret.
Si marrëveshja e qershorit ashtu edhe ndryshimet kushtetuese të korrikut kërkojnë një seri ndryshimesh në Kodin Zgjedhor dhe dhe në administratën zgjedhore.
Tensionet politike në Tiranë kanë arritur deri në atë pikë sa Fletorja Zyrtare nuk botoi një dekret të presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve në tetorin e 2019.
KQZ dhe shumica socialiste i zhvilluan ato më 30 qershor, ndonëse rivalja kryesore, Partia Demokratike, i bojkotoi ato dhe nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore.
Komisioni Zgjedhor duhet rindërtuar krejtësisht nga e para, dhe ende nuk kanë nisur një mori përgatitjesh të tjera, që kanë të bëjnë me administrimin elektronik të procesit zgjedhor.
Djegia e afateve ligjore dhe shtyrja e përgatitjeve dhe marrëveshjeve politike deri në ditët e fundit, hapja e fushatave elektorale shumë herët, si dhe mosnjohja e rezultateve zgjedhore janë pjesë e traditës problematike të politikës shqiptare, dhe i vetmi element i sigurtë deri tani është vetëm data e dekretuar e zgjedhjeve./voa/
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...