Karnavalet janë një traditë e vjetër e qytetit të Vlorës, që po mundohet të rilindë.
Të rinj dhe të reja, të veshur me kostume karakteristike të karnavaleve si dhe me kostume popullore, bënë paradë përgjatë bulevardin e ri Vlorë-Skelë. Kjo ngjarje vjen për herë të parë pas disa vitesh në qytetin bregdetar.
Për organizatorin Nadir Mura një aktivitet I tillë është mëse i nevojshëm, pasi Aulona ka qenë qyteti I parë që ka organizuar karnavalet. Por më vonë kjo traditë u zbeh, teksa tashmë duhet të rilindë, pasi tregon një pjesë të kulturës së Aulonës së lashtë, që duhet përçuar brez pas brezi.
Për pjesëmarrësit e këtij aktiviteti, karnavalet shpalosin traditën e qytetit dhe për më tepër kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin e artit dhe kulturës së Vlorës.
Karnavalet u organizuan me mbështetjen e bashkisë e Vlorës, e cila u kujdes të rizgjojë në qytetin bregdetar një prej traditave të hershme. Sipas pjesëmarrësve të tilla ngjarje angazhojnë të rinjtë e qytetit të Vlorës të fokusohen më shumë drejt artit dhe kulturë.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...