Policia e Vlorës ka bërë me dije se është goditur një rast kontrabande me mallra të licensuara.
Sipas bluve të Vlorës dy persona kanë rënë në pranga dhe janë sekuestruar132 litra pesticide.
Vlorë
Goditet një rast kontrabande me mallra të licensuara në PKK Vlorë.
Sekuestrohen 132 litra pesticide kontrabandë.
Vihen në pranga dy shtetas.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë goditur një rast kontrabande të mallrave të licensuara në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit të Vlorës, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
A., 43 vjeç, banues në Vlorë.
Sh., 41 vjeç, banues në Berat.
Konkretisht, në tragetin e linjës Brindizi-Vlorë, në kamionin me drejtues shtetasin V. A janë evidentuar 132 litra pesticide të llojit “Sunfire”, të cilat janë në pronësi të shtetasit V.Sh me qëllim futjen kontrabandë në territorin shqiptar, pa dokumentacion ligjor.
Materilet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuara”, të kryera në bashkëpunim./tch
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë