Vlorë: Pandemia falimenton 30% të bizneseve

19:10 | 23 Nëntor 2020
Arbresh.info

Pandemia ka dëmtuar seriozisht bizneset në qytetin e Vlorës, pasi rreth 30% e tyre falimentuan apo zgjodhën të mos aktivizoheshin gjatë periudhës mars-qershor 2020, pavarësisht sezonit veror. Një tjetër faktor me ndikim negativ ka qenë barra e lartë e taksave vendore.

Kreu i Dhomës së Tregtisë për Vlorës, Arben Breshani thotë se për biznesin, kryesisht të vogël nevojitet një paketë e tretë ekonomike.

“Biznesi i vogël është ai biznes që goditet më teper sepse atje është edhe punësimi më i madh, se shumicën e rasteve është vetë punësim. Është shumë e domosdoshme një paketë e re qeveritare për ta minimizuar këtë goditje të fuqishme që merr biznesi”, shprehet Breshani.

Edhe tregu imoboliar qytetin bregdetar shënoi një rënie të ndjeshme.

“Kjo lloj pandemie e ka stepur edhe blerjen sepse njerëzit nuk duan të vijnë ta shikojnë fizikisht. Pandemia i ka stepur dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm kjo të rikuperohet”, shprehet Breshani.

Përfaqësuesit e lokaleve, bareve e restoranteve thonë se aktiviteti i tyre ka pësuar tkurrje pas vendimit të fundit për kufizimin e aktivitetit pas orës 22 në kuadër të masave për parandalimin e COVID-19./oranews.tv/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme